ISIS kërcënon me video princ Harryn: Nëse je burrë, përse nuk vjen këtu dhe të luftosh

ISIS kërcënon me video princ Harryn: Nëse je burrë, përse nuk vjen këtu dhe të luftosh
ISIS ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet një person i cili i kërkon princit Harry të luftojë.

Burri i shfaqur në video është identifikuar si Abu Uqayl nga Singapori.

Nëse je burrë, përse nuk vjen këtu dhe të luftosh me ne, që të mund t’ju dërgojmë ty dhe ‘Apache’ tuaj në ferr” thotë Uqayl në video.

Duket se vizita e princ Harry-t në Singapor gjatë qershorit ka nxehur shtetin islamin pasi ai foli rreth sulmit në Londër.

Princi ka shërbyer më parë në Ushtrinë Britanike dhe udhëtoi me avionët ushtarak ‘Apache’ në Afganistan. /f.ç/

VIDEO

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: