Kanellë për fytyrë të bukur

Kanellë për fytyrë të bukur
Maskë me kanellë dhe mjaltë

Kjo maskë me aromë të mrekullueshme, është ndër përgatitjet më efikase në trajtimin e akneve. Me vetitë e tij antibakteriale, mjalti dhe kanella përbëjnë një përzierje që duhet provuar. Përzieni 2 lugë kafeje mjaltë dhe 1 lugë kanellë. Masën e përgatitur aplikojeni në lëkurë dhe mbajeni 30 minuta. Kjo maskë ka fuqi eksfoliuese, duke larguar qelizat e vdekura dhe duke pastruar lëkurën në thellësi.

Scrub me kanellë

Për ta përgatitur këtë scrub, mjafton një lugë kafeje kanellë, 1 lugë sheqer dhe 1 lugë mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe me masazh delikat, përhapeni në gjithë fytyrën.

Kanella për buzë më të plota

Nuk ka nevojë as për kirurgji plastike, as për fryrës buzësh! Mjafton të lyeni buzët me pak vaj ulliri ose vazelinë dhe të shtoni mbi to pak kanellë. Nëse ndjeni se buzët ju djegin më shumë seç duhet, shpëlajini më ujë plotësisht. Do të keni kështu, një fryrje të përkohshme të buzëve.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: