Kapen 500 gram kokainë në Durrës, në pranga 3 persona

Kapen 500 gram kokainë në Durrës, në pranga 3 persona
Janë sekuestruar gjysëm kilogrami kokainë, si dhe janë arrestuar 3 persona në Durrës.

Gjatë operacionit “Segmenti” janë sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, një armë zjarri, pistoletë, si dhe një shumë parash.

Në pranga kanë rënë, Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës; Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak; Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.

“Arrestimi i tyre u bë pasi të hënën në lagjen Nr.14, Shkozet, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan rreth 0.5 kg kokainë; një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese) dhe një krehër; vlera monetare në lekë dhe Euro; 4 aparate telefoni celularë.

Si funksiononte zinxhiri:

Gjepali merrte kokainën ndërsa Tupi ja jepte Malkos. Ky i fundit e shiste.

Sipas vlerës së saj në treg lënda e sekuestruar nëse do të shitej kapte shifrën e 50 000 €. /f.ç/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: