Kim Kardashian dhe Kanye West presin fëmijën e tretë me nënë zëvendësuese

Kim Kardashian dhe Kanye West presin fëmijën e tretë me nënë zëvendësuese
Kim Kardashian dhe Kanye West janë vendosur të mirëpresin fëmijën e tyre të tretë në fund të janarit përmes një nëne zëvendësuese.

Çifti, që aktualisht ka dy fëmijë, po përgatitet të zgjerojnë familjen e tij me një të tretë.

Një raportim i TMZ-së të mërkurën pohon se çifti i pagoi 45.000 dollarë zëvendësueses, shtatzënia e së cilës po ecën mirë.

Është raportuar në korrik se Kim, 36 vjeç, ka zgjedhur rrugën e zëvendësimit për të zgjeruar familjen e saj për shkak të komplikimeve shëndetësore gjatë dy shtatzënive të para.

UsWeekly raporton se zëvendësuesja është tre muaj shtatzënë.

Nëna zëvendësuese është në të 20-at dhe do ta lindë fëmijën e tretë të Kim Kardashian dhe Kanye West në janar 2018./l.k./

(Marrë nga http://www.dailymail.co.uk)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: