Krem natyral hidratues

Krem natyral hidratues

Nëse dëshironi një lëkurë si të një fëmije, të hidratuar e me dritë, me këta dy përbërës, efekti është gjithmonë i garantuar.

Përbërësit

30 ml xhel organik nga aloe vera

20 ml vaj bajame

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku dy përbërësit e mësipërm. Pastaj, përhapeni në fytyrë dhe të gjithë trupin (dekoltenë, krahët, kofshët, fundshpinën) dhe lëreni të veprojë përgjatë gjithë natës. Për efekte sa më të mira e të sigurta, përsëriteni çdo ditë, mundësisht pas një scrub-i dhe pas dushit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: