Kreu i grupit kuvendor, Balla: Rikthejmë për debat shterues importin e mbetjeve

Kreu i grupit kuvendor, Balla: Rikthejmë për debat shterues importin e mbetjeve
Kreu i grupit kuvendor të PS-së, Taulant Balla, deklaron se do të kthehet për diskutim importin e mbetjeve.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, me një shënim të shkurtër në rrjetin social grupi kuvedor që ia drejton do rikthejë në publik për një debat shterues çështjen e importit të mbetjeve.

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t'i rikthejë në publik për një debat shterues, bazuar në argumente jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruan Balla.

Ishte dekreti i Presidentit Bujar Nishani, i cili e riktheu atëherë këtë projektligj në Parlament. Mazhoranca u përpoq ta kalonte, por LSI-ja nuk e votoi, dhe projektligji u bë i paimplemetueshëm pasi kaloi vetëm me 63 votat e PS-së./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: