Kreu i PD-së, Lulzim Basha “kërcënon” me përjashtim kritikët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha “kërcënon” me përjashtim kritikët
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në përpjekje për të qetësuar situatën pas debateve mes anëtarëve të kryesisë, por edhe frymës së krijuar ka deklaruar se kushdo që është kundër PD-së do të dalë jashtë “gardhit” pasi nuk ka punë në atë parti.

Kreu i selisë blu u ka kujtuar debatuesve se qëllimi i analizës ishte bashkimi dhe se përplasja mes tyre ishte në favor të kundërshtarit politik, Edi Ramës.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së kritikët, e njohur ndryshe si grupi antibasha, kanë lëshuar hapur dhe pa drojë lum kritikash në adresë të liderit të tyre.

Diskutimet u përqendruan tek humbja e zgjedhjeve dhe qëndrimi i Bashës pas humbjes, pasi disa anëtarë të kryesisë u shprehën se duhet të ishte denoncuar me ngulm vjedhja e votës.  /l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: