Krista Merkoçi, “bisha” me fytyrë foshnjeje

Krista Merkoçi, “bisha” me fytyrë foshnjeje
Ja behu përsëri bloger-ja e modës me veshjen dhe bukurinë e saj. Krista Merkoçi na sjell versionin e saj të “black jumbsuit”, - shqip, kominosheve të zeza, - të cilat po bëjnë kërdinë këtë sezon. Ato janë veshja e kësaj vere dhe vjeshte, pa diskutim. Diku të ngjitura pas trupit e diku të lirshme, kjo veshje e kombinuar me taka të larta, jep një finesë, por edhe prakticitet të jashtëzakonshëm. Bukuroshja, Krista Merkoçi, vjen në një model shumë sensual, me dekolte në dukje dhe të hapur lart. Portamenti krenar dhe krehja ia shtojnë stilin kësaj veshje që meriton notën 10.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: