“Kryeministri” braktis papritur Portokallinë, spektakli i humorit rrezikon të mos nisë

“Kryeministri” braktis papritur Portokallinë, spektakli i humorit rrezikon të mos nisë
Florian Binaj, aktori i njohur i Portokallisë, ka vendosur të mos jetë më pjesë e këtij spektakli vetëm një javë para se të nisë sezoni i ri.

Mësohet se Binaj i ka komunikuar regjisorit të spektaklit të humorit mbi vendimin, Altin Basha, pas disa kontradiktave dhe pakënaqësive që ai ka pasur kohët e fundit me emisionin që transmetohet çdo të diel në mbrëmje në ekranin e Top Channel.

Binaj me shumë mundësi do t’i bashkohej një emisioni të ri humori, në një nga televizionet rivale. I njohur për dhjetëra role, sidomos me rolin e policit, apo të imitimit të kryeministrit Edi Rama, Binaj u bë një ndër personazhet më të njohur të humorit. Largimi i tij mësohet se ka vënë në pikëpyetje fillimin e sezonit të ri “Portokalli”, pasi më herët konfirmoi largimin edhe Bes Kallaku. /a.m/

loading...
loading...