Ku është?! Rita Ora vjen me albumin e dytë në nëntor

Ku është?! Rita Ora vjen me albumin e dytë në nëntor
Rita Ora është duke u përgatitur për të nxjerrë në treg albumin e saj të dytë pas pesë vitesh nga albumi i saj i parë në vitin 2012.

Rita Ora rivjen e freskët në tregun muzikor pas pesë vitesh mungese pasi kishte angazhime në një sërë rolesh në Hollivud dhe në televizione.

Por cilat janë hitet më të mëdha të këngëtares që pushtoi Hollivudin ...

Rita, 26 vjeçe, ka konfirmuar se albumi i dytë i shumëpritur i saj do të dalë në nëntor 2017.

Lajmin ajo e ndan me miqtë e saj në rrjetin social Instagram, ku shkruan: “Albumi do të dalë në nëntor dhe do të jetë i madh. Unë kam qenë duke punuar me për shumë kohë. Ka disa njerëz të mahnitshëm në të dhe surpriza mahnitëse gjithashtu”

Rita lëshoi e dha sinjalin e saj shumë të dëshiruar të rikthimit me Your Song, në qershor 2017 me të cilën arriti kulmin kur u rendit e 13-ta në listën e Mbretërisë së Bashkuar.

Your Song është prodhuar nga Ed Sheeran dhe Steve Mac, të cilët kanë punuar më herët me Shakirën, One Direction dhe Clean Bandit./l.k./

(Marrë me shkurtime nga The Sun)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: