Kuvendi miraton qeverinë "Rama 2" dhe programin e saj

Kuvendi miraton qeverinë "Rama 2" dhe programin e saj
Gjatë seancës së djeshme maratonë e cila zgjati më shumë se 20 orë, Kuvendi ka miratuar kabinetin e ri qeveritar.

Programi i qeverisë “Rama 2” dhe kabineti i ri u votuan me 78 vota pro, 51 kundër, teksa 7 deputetë nuk morrë pjesë në votim.  Mendohet se 74 vota ishin brenda PS ndërkohë që 3 vota ishin nga PDIU si dhe vota e deputetit Tom Doshi të PSD-së.

Kryetari Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi se në orën 18:00, ai do të zhvilloi një takimin me kryetarët e grupeve parlamentare për të mbajtur seancen e radhës.

Pas miratimit në Kuvend, qeveria Rama do të betohet tek Presidenti Meta.

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: