Lazio 4-1, Strakosha dhe Immobile hedhin merkaton e Milan “në erë”

Lazio 4-1, Strakosha dhe Immobile hedhin merkaton e Milan “në erë”
 

Ciro Immobile brenda 10 minutave lojë “hedh në erë” milionat e merkatos së shpenzuar nga Milan.

Sulmuesi i Lazio shënoi në harkun e 10 minutave lojë nga 38’ në 48’ tre gola të shpejtë në portën e Gianluigi Donnarumma. Luis Alberto në 50’ realizoi golin e katërt, duke i dhënë Milan pas dy fitoreve të parë një shuplakë të fortë mbi pretendimet për t’u rikthyer te titulli kampion.

Portën e Lazio e mbronte Thomas Strakosha, portieri i dytë i kombëtares shqiptare. Strakosha u mposht nga të besuarit e Montella, vetëm në 58’, kur shënoi Montolivo. Milan krujoi po aq raste sa Lazio, sa u përket goditjeve në portë, por Strakosha ndryshe nga Donnarumma që rinovoi për një kontratë marramendëse tregoi formë të shkëlqyer, ashtu si edhe mbrojtja e Lazio dhe i tërë ekipi i tij. Parolo u ndëshkua në 90 me karton të kuq, por rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi.

Ndeshja e Seria A, mes Lazio dhe Milan është shtyrë me një orë, pasi duhet të fillonte në ora 15:00, pas përmbytjeve të shumta në Romë.

Juventus dhe Inter arritën fitoren e tretë radhazi, në po kaq ndeshje të Seria A.

Një ditë mw parw fitoi Juve 3-0, ndaj Kievos, me autogol të Hetemaj dhe dy gola të Higuain e Dybala, kampionët në fuqi të Italisë vazhdojnë të ruajnë kryesimin.

Fillimi i mbarë edhe për Inter, që fitoi 2-0 ndaj debutuesve të SPAL, me dy gola të Ikardi (11-m) he Perisiç.

Napoli, në mbrëmje ndaj Bolonjës, ora 20:45, është skuadra tjetër italiane që kërkon fitoren e tretë radhazi. Mbrojtësi Elseid Hysaj si gjithnjë mbron rolin e titullarit.

Ledian Memushaj, mesfushori i kombëtares sonë pasi ndryshoi ambient pret të debutojë ndaj Torinos. Mesfushori kuqezi, pas impenjimeve me kombëtaren, është përzgjedhur në formacionin bazë nga trajneri Marco Baroni, ora 18:00, por jo mbrojtësi Djimsiti.

Portieri kuqezi i Atalanta, Etrit Berisha, ishte titullar në portë përballë Sasuolo. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1. Sensi shënoi me anë të një kundërsulmi në portën e Berishës, i cili e pati të pamundur ta devijonte topin. Atalanta barazoi shifrat pak minuta më vonë me anë të Cornelius dhe fitoi 2-1 në pjesën e dytë me gol të Petagna.

Genoa fitoi minimalisht 1-0 ndaj Udine, me gol të Ajnkto. Kjo ndeshje prodhoi edhe dy kartonë të kuq në secilin kamp, por ndryshe nga miqtë që luajtën 53 minuta me 10 lojtarë, vendasit u ndëshkuan me të kuq në 10 minutat e fundit.   Fiorentina shkatërroi 5-0 Veronën  në transfertë, ndërsa Cagliari fitoi 1-0 kundër Crotone.

Edhe ndeshja mes Sampdorias, kundër Romës, e planifikuar të luhej të shtunën në mbrëmje është anuluar për shkak të reshjeve të shumta që ranë në Genoa.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: