Lexoni sot 13 shtator 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”

Lexoni sot 13 shtator 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”
NË EMËR TË CILIT POPULL

FLASIN POLITIKANËT TANË

Analizë nga opinionisti i “Albanian Free Press”, Frrok Çupi: Kryetari demokrat, Lulzim Basha, iu hakërrye kryeministrit se do të ngrejë popullin në revoltë. Populli tjetër u përdor në 21 janar 2011. Cili “popull” mund të përdoret më? A po përdoren shqiptarët si gjyle topi nga ‘topçiu’ në Kuvend a në Qeveri? Pse po të vazhdojnë kërcënimet në emër të popullit mund të kthehen në një krim kundër njerëzimit

5

 

VITI I SKËNDERBEUT PËR POPULLIN E TELENOVELAVE TURKE

Nga SONILA MEÇO

Në sfond dëgjohet zëri i kryeministrit të rikonfirmuar socialist i cili, me një konstante decibeli, bën adetin e radhës në kuvend, - shpalosjen e programit qeveritar.

Me një bezdisje prej leximit të 28 faqeve, - të cilat nuk i ka qëndisur vetë, ku mungon sarkazma, metafora dhe batuta (mjeshtëria e tij), - kushedi çfarë mendon teksa i lexon. Dhe kushedi se ç’mendon çdo shqiptar, teksa ka zëvendësuar orarin e ritransmetimit të telenovelave turke, me një lëçitje monotone të një programi si sqarimet e zakonshme të stjuardesave, mbi masat mbrojtëse në rast rreziku.

2-3

 

ANTENA JASHTË FAMILJES

Flet shoku Saimir Tahiri: O "Ajn", o "Njësh", më thonë akoma partnerët gjermanë

Intervistoi” për gazetën “Albanian Free Press”, gazetari ynë satirik, Tahir Avazi

Ish-ministrin e Brendshëm, shokun Saimir Tahiri, e gjeta në sallën e Kuvendit.

Të gjithë deputetët ishin larguar: në të, kishte mbetur vetëm ai. Po këqyrte me kujdes çdo kënd të sallës, ndërkohë mërmëriste me vete.

Iu afrova disi i frikësuar, se helbete, kisha të bëja me një ish-ministër, e për më tepër të Brendshëm. Por gabova. Më priti aq mirë, sa u ndjeva rehat fare!

Ja, bashkëllafosja që bëra me të:

4

 

UNIVERSITETET

Mbyllet faza e parë e regjistrimeve, kuota të lira edhe te më të kërkuarit

Universiteti Bujqësor ka mbi 700 kuota për raundin e dytë, mjekësia në degët e farmacisë dhe shëndetit publik, ndërsa ekonomiku ofron deri në 80 vende bosh.

Pas mbylljes së raundit të parë të pranimeve, pothuajse në të gjitha universitetet e vendit rezultojnë se ka kuota të mbetura bosh. Madje, edhe universitetet më të kërkuara janë me kuota të paplotësuara. E vetmja degë e cila është mbyllur, është ajo e mjekësisë, ndërkohë që degë si farmacia, shëndeti publik etj., janë ende të paplotësuara. Po kështu, rezulton se kuota të paplotësuara ka edhe ekonomiku, bujqësori.

10

 

EKONOMI

Raporti i INSTAT: Zgjedhjet rritën punësimin, më shumë vende pune

Muajt që paraprinë zgjedhjet e 25 qershorit, përveçse disa amnistive dhe lehtësive për qytetarët, si edhe rritje të pagave dhe pensioneve, u shoqëruan edhe me një shtim të nivelit të punësimit në rang vendi

11

 

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: