Lexoni sot 26 shtator 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”

Lexoni sot 26 shtator 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”
KOMENT

KORRUPSIONI, ASGJË NUK PO NDODH

Nga PLATOR NESTURI

Puna e Komisionit të Ligjeve, sa i takon procesit të Vetting-ut, duket se është fokusuar thjesht sa do të jetë stafi i ekipeve përkatëse që do të merren me prokurorët e gjykatësit. Duket paradoksale, por është e vërtetë. Më tepër se garancitë sa funksional do të jetë gjithë ky angazhim i projektuar nga ndërkombëtarët, - për të cilin mezi u bënë bashkë votat e deputetëve tanë, - tashmë po shihet pjesa e tkurrjes së buxhetit. Dhe Komisionit të Apelit i shkurtohen 75 punonjës nga stafi prej 185 specialistësh, që kishte kërkuar.

Vetting-u është veç një pjesë e angazhimit të luftës ndaj korrupsionit, pasi përqendrohet në sistemin e drejtësisë. Por çfarë shembulli jepet me këtë shkurtim?

2 / 14

 

ANTENA JASHTË FAMILJES

Sot në "Antena Jashtë Familjes", mund të lexoni:

Shoku Lulzim: Me holandezët diskutuam për mullinjtë me erë.

Violinisti Doli: Do t’i kthej lekët bashkisë dhe ministrisë!

6

 

KU JEMI DHE ÇFARË PRESIM NGA REFORMA NË DREJTËSI

Nga ROLAND QAFOKU

ANALIZË Pyetjet naive të profesor Kabos në Parlament, nxorën blof një pjesë të konkurrentëve, duke treguar se ku jemi dhe çfarë presim nga reforma në drejtësi. Ky është prototipi i një juristi që nuk informohet dhe nuk formohet. Ai vetëm guxon të konkurrojë kudo, për të qenë kudo, pavarësisht se çfarë përfaqëson. Si ky precedent alarmon për të vendosur hierarkinë e vlerave. Dhe pse interneti të bën të mençur për momentin, por kurrë nuk të bën më të mençur se sa je!

3 / 13

 

SPECIALE

Kur Reshat Arbana luante spiunin, si u transformua aktori për rolin e Amenit saqë nuk e njohu as shoku i fëminisë

10-11

 

PËRSIATJE

TA KISHA THËNË, POR S’MË DËGJOVE!

Nga JUELA MEÇANI

Është e natyrshme, spontane, e bukur, por shpesh joproduktive. Në mënyrë frekuente, që në vogëli, më pas në adoleshencë dhe, akoma më tej, në rini, është e shpeshtë të ketë konfidenca mes fëmijëve dhe prindit, për marrëdhëniet ndërpersonale, lidhjet, dashuritë, peripecitë me to, vuajtjet.

4

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: