Ligji i mbetjeve, Kokëdhima: Tërheqja është taktikë djallëzore, të përgatitemi për "luftë"

Ligji i mbetjeve, Kokëdhima: Tërheqja është taktikë djallëzore, të përgatitemi për "luftë"
Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, ka reaguar lidhur me debatin mbi ligjin e mbetjeve.

Pas debateve të sotme në Komisionin Parlamentar të Aktiviteteve Prodhuese, ku përfaqësuesi i PS-së, Eduard Shalsi, u shpreh se qeveria është tërhequr për ligjin e mbetjeve, Kokëdhima shprehet se kjo është një taktikë djallëzore.

Ashtu si opozita edhe shoqëria civile shprehen se kjo është një deklratë sa për të hequr vëmendjen dhe se qeveria do të kalojë ligjin, me pretekstin për të shpëtuar falimentimin e industrisë ricikluese vendase nga mungesa e lëndëve të para.

“Qeveria nuk ndahet nga plehrat. "Tërheqja" është taktikë djallëzore. Rilindja po na vret! Të përgatitemi për luftë!” ka shkruar Kokëdhima, përmes një statusi në rrjetin social Twitter. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: