Lil Wayne gjendet pa ndjenja në hotel, ja çfarë i ndodhi reperit

Lil Wayne gjendet pa ndjenja në hotel, ja çfarë i ndodhi reperit
Reperi i njohur amerikan Dwayne Michael Carter Jr, i njohur si Lil Wayne është shtruar në spital pasi u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit në Çikago. Pas një sulmi epileptik, një nga reperat më të suksesshëm është dërguar në spital, ku ka pësuar një sulm epileptik të dytë.

Lil Wayne u trajtua një vit më parë për sëmundjen e epilepsisë dhe kaloi disa ditë në spital në Los Angeles.

34-vjeçari, fitues i çmimeve Grammy përfshirë çmimin për albumin më të mirë në vitin 2008 do të mbante dje një koncert në Las Vegas por mbas gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore eventi u anullua.

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: