“Lista” Bogdani, fatkeqësia e një talenti të lindur në Shqipëri

“Lista” Bogdani, fatkeqësia e një talenti të lindur në Shqipëri
Lista e kombëtares Shqiptare U-19 tregon se një futbollist i talentuar që ka lindur në Shqipëri është i destinuar të digjet.

Mundet të shpjegohet që në Kombëtaren A, edhe ata lojtarë që kanë dalë nga kampionati shqiptar të largohen dhe të luajnë për klube e liga më të rëndësishme në Europiane. Por një 18 apo 19 vjeçar pse duhet të ketë lindur jashtë territorit të Shqipërisë, për të përfaqësuar ekipin kombëtar?!

Në fakt, ai që ka lindur në Shqipërisë, është zhvlerësuar, me të nuk është punuar, dhe kjo dukuri që shfaqet në të gjitha fushat e tjera, mund të konsiderohet ndryshe një fatkeqësi për vendin tonë.

Trajneri i kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani, publikoi sot listën e futbollistëve të grumbulluar për 3 ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian që do të luhen gjatë datave 4-10 tetor në Shqipëri. Ne stadiumin “Selman Stermasi”, përmes një konference shtypi, Bogdani ka vendosur të grumbullojë të njëjtët lojtarë që ka testuar në grumbullimet e mëparshme. Tre kundërshtarët e Shqipërisë do të jenë Ukraina, Mali i Zi dhe Norvegjia. “Para një viti kemi deklaruar si objektiv të nxjerrim sa më shumë lojtarë për ekipin U-21 dhe Kombëtaren e madhe. Objektivi në këto 3 ndeshje është të japim maksimumin dhe më pas të shohim si jemi paraqitur. Kemi në grup 3 skuadra të forta, pasi Ukraina dhe Norvegjia kanë qenë mes 8 më të mirave në Europë, megjithatë kemi diçka pozitive në listë pasi janë 9 lojtarë të vitit 2000 që do prezantohen mirë por janë më të vegjël se lojtarët e rivalëve. Këto lojtarë do të jenë baza për vitin tjetër në të cilin pretendojmë të prezantohemi më mirë dhe të kualifikohemi”, u shpreh Bogdani.

 

4 tetor 2017

Ukrainë-Shqipëri

Norvegji-Mali i Zi

7 tetor 2017

Mali i Zi - Shqipëri

Ukrainë- Norvegji

10 tetor 2017

Shqipëri-Norvegji

Mali i Zi-Ukrainë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: