LSI, Vasili- Ramës për vettingun: Është i paditur dhe e urren, ndaj e pengon të funksionojë

LSI, Vasili- Ramës për vettingun: Është i paditur dhe e urren, ndaj e pengon të funksionojë
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur debatin për vettingun. Teksa Rama tha se vettingu nuk është çështje numrash por strukturimi, Vasili akuzon kryeministrin se ai kërkon të bllokojë procesin.

"Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.

Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.

E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vettingun të përmbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vettingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vettingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësinë që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vettingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji" shruan Vasili. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: