Marina shfaqet nuse për herë të parë, detajet e dasmës me Getoarin (Foto)

Marina shfaqet nuse për herë të parë, detajet e dasmës me Getoarin (Foto)
Sot në mbrëmje ka dasmë. Po martohet Getoari me Marinën!

Në një ambient të dekoruar bukur në Gjirin e Lalëzit, mbi 300 të ftuar pritet të duartrokasin Marinën nuse, e Getoarin dhëndër.

Martesën e tyre do e celebrojë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe sigurisht pasi pjesa më emocionuese dhe e rëndësishme të përfundojë, do të jetë dhe ai çasti gazmor i hedhjes së buqetës…

Marina do të veshë një fustan princeshash të punuar në atelienë nga një ekip mjeshtresh dhe qëndistaresh për një muaj me radhë…Ndësa Geti ia ka besuar markave ndërkombëtare veshjen e tij.

Kur ato të hyjnë si burrë e grua për të realizuar vallëzimin e parë në mjedisin e darkës “sugar” nga Maroon 5 është edhe kënga e zgjedhur…

Mjedisi i darkës i dekoruar përmban tryeza me syprina pasqyrë, sete të florinjta, sotopjata të reja unike të përshtatura me dekorin e tryezave, shandanë kristali dhe kompozime shumë të larta lulesh të sjella nga kopshtet ekzotike.

Tenda e tejdukshme ka gjithashtu gjethe dhe petale që të kujton pak ftesat e dasmës duke u dhënë të ftuarve ndjesinë që vërtet po darkojnë në një kopsht ekzotik buzë detit dhe e gjithë vallja e luleve pasqyrohet mbi sipërfaqen e tryezës.

Çdo detaj dhe e gjithë struktura është porositur ose krijuar dhe ngritur nga e para për dasmën e Getoarit dhe Marinës nga Class Events, që drejtohet nga Alketa Vejsiu.

 

Menuja e darkës, elegante dhe e pasur, me shtatë pjata, kryesisht me produkte deti, nis me një sallatë ekzotike, karkalecë të pjekur, havjar të zi, mente dhe erëza të pjekura dhe mbyllet me një mousse çokollate me krem kajsie dhe akullore.

Torta, një vepër arti me ngjyra deti, në përputhje me mjedisin, sepse për asnjë çast të vetëm, vëmendja nuk ka braktisur detajet.

Festa do të vazhdojë në lounge-in pas darkës, ku Marina do të jetë më moderne, me një veshje nusërore.

Një histori magjike e shkruar buzë detit, por nga ato që nuk fshihet nga valët sepse nuk do shkruhet me fjalë, por me ndjenja!

Të dhënat e para tregojnë se kjo do jetë dasma e vitit, madje edhe më e bujshme se ajo e Bes Kollaku e Xhensila Myrtezaj. Por kjo mbetet për t’u vlerësuar pas përfundimit!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: