Mbledhja e parë, ja vendimet që do të marrë qeveria

Mbledhja e parë, ja vendimet që do të marrë qeveria
Plot 23 projektvendime do të miratohen në mbledhjen e parë të Qeverisë “Rama 2”, që ka filluar në orën 18 : 00.

Në axhendën e kësaj mbledhje pika e parë e rendit të ditës është shpallja e vitit 2018, viti mbarëkombëtar i Skënderbeut dhe më pas do të vijohet me zgjedhjen e kandidatëve të Komisioneve të Prokurimit Publik si dhe miratimin e procedurave të shërbimit publik elektronik.

Një nga vendimet e rëndësishme që priten të merren është dhënia e godinave për organet e Vettingut.

Nuk mund të mungonte edhe vendimi për kontributin simbolik të shtetit shqiptar me ndihme financiare për dëmet e Uraganit “Irma” në SHBA, e njoftuar kjo edhe nga kryeministri në seancën plenare të kuvendit dy ditë më parë./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: