Memushaj "lajka" Hysajt para derbit kuqezi: Napoli luan futbollin më të bukur në Europë

Memushaj "lajka" Hysajt para derbit kuqezi: Napoli luan futbollin më të bukur në Europë
Ledian Memushaj vlerësohet në debutim, si më i miri te Benevento, shtohet entuziazmi i Panucci-t

Trajneri Christian Panucci, në dy përballjet e mbetura të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, ndaj Spanjës dhe Italisë, vështirë se mund të pretendojë pikë, pavarësisht emrave që do të ketë në dispozicion. Paraqitjet e disa lojtarëve titullarë, me fillimin e këtij sezoni, sidomos të atyre që luajnë në Seria A dhe janë nën vëmendjen e vazhdueshme të Panucci-t, japin optimizëm jo vetëm për trajnerin, por edhe për tifozët kuqezi.

Nuk mjafton vetëm paraqitja e mbrojtësit Hysaj, titullar i padiskutueshëm me Napolin, që shënoi fitoren e tretë radhazi në po kaq ndeshje. As e dy portierëve, Etrit Berisha i Atalanës dhe Thomas Strakosha i Lazio-s, të cilët me ekipet e tyre korrën fitore të rëndësishme në fundjavë. Dy portierët kuqezi ishin ndër më të mirët në fushë. Për të rritur optimizmin e Panucci-t ka menduar mesfushori Ledian Memushaj, i cili debutoi me Benevento.

Edhe pse skuadra e tij debutuese nuk ka siguruar ende asnjë pikë, Memushaj në humbjen e fundit 1-0 me Torinon, u konsiderua lojtari më i mirë dhe më i dalluar te ekipi i tij nga specialistët italianë të Seria A. Pas tre humbjeve radhazi, ekipin e tij,  Benevento, e pret një ndeshje e vështirë ndaj Napolit. Ledian Memushaj, mesfushori kuqezi që debutoi me ekipin e ri në fundjavë, do të ketë një derbi shqiptarësh ndaj ekipit të Hysaj.

“Jemi të ndërgjegjshëm për forcën e Napolit. Ky ekip mendoj se luan futbollin më të bukur në Itali, në Europë dhe ndoshta në botë. Na duhet të shkojmë atje për të ndërtuar rrugën tonë të shpëtimit, hap pas hapi” , – theksoi Memushaj, duke u kthyer pas vetëm një takimi, në një pikë referimi për ekipin e sapongjitur në Seria A. /A. Muraçi

 

Seria A – java e 4-ët

16 shtator

15:00 Crotone - Inter

18:00 Fiorentina - Bologna

20:45 Roma - Verona

17 shtator

12:30 Sassuolo - Juventus

15:00 Milan - Udinese

15:00 SPAL - Cagliari

15:00 Napoli - Benevento

15:00 Torino - Sampdoria

18:00 Chievo - Atalanta

20:45 Genoa - Lazio

Juventus             9

Napoli                 9

Inter                    9

Lazio                   7

Torino                7

Sampdoria        6

Milan                 6

SPAL                  4

Bologna             4

Fiorentina         3

Udinese              3

Roma                  3

Atalanta             3

Chievo                3

Cagliari               3

Genoa                 1

Sassuolo             1

Crotone              1

Verona               1

Benevento         0

Shpërndajeni me miqtë tuaj: