Merr fund dielli i fundjavës, nesër në mbarë vendin vjen shiu

Merr fund dielli i fundjavës,  nesër në mbarë vendin vjen shiu
Moti i kthjellët duket se do të marrë fund së bashku me këtë fundjavë. Meteorologët raportojnë se java do të nisë me reshje shiu në të gjithë vendin. “Pasditja e se hënës sjell shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit”, njoftojnë sinoptikanët, shoqëruar me një tabelë të shpërndarjes së shiut nëpër qytete. Ndërkohë, kjo fundjavë u shoqërua nga një mot mjaft i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin, i cili do të marrë fund duke filluar nga nesër.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: