Milan-AEK, kur trajneri i Shqipërisë ishte hero i Triestes (Panucci, i besuari i Capello-s)

Milan-AEK, kur trajneri i Shqipërisë ishte hero i Triestes (Panucci, i besuari i Capello-s)
Në Ligën e Kampionëve 1994/95, Milan gjendet në udhëkryq në përballjen e fundit të fazës së grupeve ndaj AEK Athinë. Panucci, mbrojtës natyral, kthehet në një sulmues dhe me një dopietë ai i jep fitoren Milan duke eliminuar grekët në një ndeshje dramatike.

Christian Panucci, i ditëlindjes ‘73, u ble nga Milan në verën e vitit 1993 për rreth 10 miliard lira. Karriera e tij është ngritur falë Capello, i cili shpesh e aktivizoi atë titullar, pavarësisht pranisë së një përbindëshi si Tassotti. Mbrojtësi i Savonës për një sezon u bë fitues i titullit kampion dhe i Ligës së Kampionëve me Milan, duke fituar eksperiencën e nevojshme për një karrierë më të mirë.

Sezonin e ardhshëm, kuqezinjtë e Milan konkurrojnë për herë të tretë radhazi në garën më të madhe të futbollit kontinental për klube. Shorti e vendosi Milan në Grupin D, me Ajax, Salzburg dhe AEK Athinë. Të besuarit e Fabio Capello humbasin kundër holandezëve, pastaj 3-0 kundër ekipit austriak, por këtu luhet me fatin: një objekt i hedhur në fushë godet portierin Konrad. Rezultati? Uefa konfirmon rezultatin, por i jep 2 pikë dënim Milan dhe për këtë arsye fitorja “neutralizohet”. Përveç kësaj, Milan dënohet që dy ndeshjet e fundit t’i luajë në fushën neutrale të Triestes.

Pas barazimit 0-0 në Athinë kundër AEK, Milan vinte në renditje me vetëm një pikë nga vendi i dytë dhe i duhej patjetër të fitonte për kalimin më tej.  Situata nuk komprometohet plotësisht, por kuqezinjtë duhet t’i detyrojnë helenët të kthehen pa pikë nga ndeshja e dytë. Në “Nereo Rocco” ka tension të madh sidomos kur Savevski kalon në avantazh grekët. Capello për rimëkëmbjen, fut Lentini dhe tërheq në mbrojtje Panucci, i cili fillimisht ishte i vendosur në mesfushë. Duket si një paradoks, por Panucci shënon me kokë dy gola në pesë minuta! Milan fiton dhe kualifikohet për në çerekfinale dhe shkon deri në finalen e Vjenës. Trofeu në atë finale fitohet nga Ajaks me gol të Patrik Klajvert. Njihet karriera e mëtejshme e Panucci në Kombëtaren e Italisë dhe te ekipe të tjera të mëdha si Real Madrid, Chelsea, Napoli apo Roma.

Capello pas karrierës si futbollist e mori Panucci ndihmësin e tij në stolin e Rusisë, duke i hapur atij rrugën e një tjetër karriere si trajner.

Panucci mori për dy vite eksperiencën e Fabio Capello te Rusia dhe para se t’i besohej stoli i Kombëtares Shqiptare ai drejtoi dy ekipe italiane, në një kohë të shkurtër.

Panucci pas dy ndeshjeve të mbetura kualifikuese të botërorit rus 2018, me Spanjën e Italinë, që do të luhen në tetor, nis nga rindërtimi i ekipit kombëtar shqiptar për kualifikimin në Euro 2020.

Nga eksperienca si lojtar, ai ka qenë protagonist i përmbysjeve të mëdha, por edhe një ndër njerëzit më të besuar të Fabio Capello, prej të cilit ka mësuar shumë. Është pikërisht kjo eksperiencë që bindi FSHF t’i besonte ish-mbrojtësit të shquar të viteve ’90 stolin kuqezi. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: