Ministri Xhafaj pret në takim ambasadorin Lu, flitet për vettingun në polici

Ministri Xhafaj pret në takim ambasadorin Lu, flitet për vettingun në polici
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu.

Takimi, i cili erdhi fill pas debateve për procesin e vettingur, zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe u zhvillua në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë takimit fokus kryesor ishte vettingu në rradhët e policisë si dhe lufta kundër bandave të drogës.

Xhafaj, deklaroi se brenda policisë fshihen edhe persona të lidhur me krimin e organizuar dhe prandaj duhet një reformë e thellë.

“Do t’i kemi të gjithë në monitorim. Nuk do të ketë justifikime, të paktën në radhët e policisë” u shpreh ministri. /f.ç/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: