Ministria e Shëndetësisë: Aksion kombëtar për të çliruar territorin e spitaleve

Ministria e Shëndetësisë: Aksion kombëtar për të çliruar territorin e spitaleve
“Me një aksion në të gjithë vendin, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të lirohen territoret e zaptuara nga ngrehinat dhe aktivitete gjithëfarësh brenda spitaleve publike”.

Një deklaratë e tillë u bë sot nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, sipas së cilës, ky është hapi i parë për rimëkëmbjen e shërbimit spitalor si i tillë në rang vendi,

“Kthim pas nuk do të ketë! ‘Pushtimi’ mbi 25 vjeçar i spitaleve dhe qendrave shëndetësore do të marrë fund një herë e mirë dhe qytetarët shqiptarë, kudo ku ata e marrin shërbimin, do të trajtohen në mjedise të denja”, tha ajo.

Teksa shpalli gjithashtu hapjen e konkursit publik për përzgjedhjen e 17 drejtuesve të rinj të spitaleve universitare dhe rajonale, me të cilët do të vihet në zbatim plani i veprimit për transformimin e kujdesit shëndetësor.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: