Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Klosi: Të pastrojmë Shqipërinë që duam, penalitete për bizneset që ndotin

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Klosi: Të pastrojmë Shqipërinë që duam, penalitete për bizneset që ndotin
Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në vend, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi si kryefjalë të mbledhjes kishte: “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”. Ai paralajmëroi se çdo biznes që ndot mjedisin do të penalizohet përmes një aksioni si ai i vjedhjes së energjisë elektrike.

"Penalizim për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, hotelet, marketet, baret, individët që e kanë deri më sot mjedisin si mallin pa zot, pronën e përbashkët dhe përgjegjësinë e askujt. Ajo që ndodhi me ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, do të ndodhë me operacionin  e ndalimit të ndotjes. Operacioni në disa faza. Në fazën e parë përveç penaliteteve, aksione pastrimi në akset kryesore rrugore, qendrat urbane, qendrat historike ku do të përfshihen disa ministri; e Brendshme, e Mbrojtjes, administrata, shkollat, universitetet. Por aleatët tanë më të mëdhenj do të jenë qytetarët" tha Klosi. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: