Modelet luten për Karaibet, fansat i kritikojnë

Modelet luten për Karaibet, fansat i kritikojnë
Kara Del Toro, Lana Alexandra dhe Dana Hamm, tre modele të njohura të Instagram, dërguan urimet dhe lutje për ishujt Karaibe të cilët janë  goditur nga uragani “Irma” në kategorinë e pestë.

Por fotografitë e postuara të modeleve tërhoqën një reagim të ashpër nga përdoruesit e mediave sociale, duke i akuzuar ata se ishin të vetë-absorbuara. Modelet janë parë në pozicionin provokues të veshura me bikini, duke lënë një shije të keqe.

Kara Del Toro, modelja 25-vjeçare, e cila ka më shumë se gjysmë milionë ndjekës në “Instagram”, postoi një foto me bikini, ndërsa solidarizohej me personat e prekur nga uragani.

E njëjta gjë ndodhi edhe me dy modelet e tjera Lana Alexandra dhe Dana Hamm.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: