Ndahet nga jeta aktorja e shquar Hajrie Rondo, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktorja e shquar Hajrie Rondo, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë
Një prej aktoreve më të njohura për ekranin dhe publikun shqiptar, Hajrie Rondo ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, në Himarë.

Bëhet me dije se Rondo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë teksa disa muaj më para i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, por tumori përparoi. Edhe pasi ishte e sëmurë aktorja e shquar iu rikthye sërisht teatrit.

Rondo do të mbahet mënd për një nga rolet më të shquara në filmin “Përrallë nga e kaluara” ku luante si nëna e Gjinos, Tana. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma ndërkohë që njihet si fituese e shumë çmimeve kinematografike.

Disa nga filmat ku ka luajtur Rondo:

Ballkan Pazar (2011)

Ne dhe Lenini (2009),  Semihaja

Dhimbja e dashurisë (2008) serial

Tifozët (2004) – (TV), Frosa

Borxhliu (1999) – (TV), Fija

Dashuri në krisma – (1997) (TV),  Zenepja

Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)

Pesha e kohës – (1988),  Evanthia

Një vit i gjatë – (1987), Donika Saro

Përrallë nga e kaluara – (1987), Tana

Kush vdes në këmbë – (1984),  Lina

Një emër midis njerëzve-(1983)

nëntori i dytë – (1982), Lima Kepiego

Agimet e stinës së madhe, – (1981), Xifja

Vëllezër dhe shokë – (1980), Mara

/f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: