Në gjendje të dehur bëri për spital 53-vjeçarin, arrestohet i riu nga Vlora

Në gjendje të dehur bëri për spital 53-vjeçarin, arrestohet i riu nga Vlora
Një 28-vjeçar është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka rrahur një person tjetër.

Martin Gërra, ka dhunuar K.B., 53 vjeç në lagjen ''1 Maj'' në Vlorë për motive të dobta.

Gërra pasi ka rrahur 53-vjeçarin është larguar, teksa ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spital.

Policia ka arrestuar autorin, i cili ndodhej nën efektin e alkoolit. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: