Në prag të dasmës...Marina Vjollca para disa sfidave “të vështira”!

Në prag të dasmës...Marina Vjollca para disa sfidave “të vështira”!
A do të sfidohet Marina Vjollca nga dy prezantuese të reja simpatike që janë shfaqur krah Edi Manushit në emisionit e parë të edicionit të ri të Procesit sportiv në Top Channel?

Për vite me radhë Marina u bë e njohur te ky emision si partnerja e vetme e Manushit.

Marina pas sezonin të kaluar i dha fund jo vetëm këtij emisioni por edhe televizionit në fjalë, duke kaluar gjatë muajve të verës te TV Klan ku do të jetë moderatore e një emisioni të ri muzikor.

Ndërkohë njëra nga dy prezantueset e reja që zëvendësuan Marinën ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi është shfaqur paksa transparente për publikun.

Nga ana tjetër Marina një ditë pas emisionit të parë Procesi Sportiv ka ftuar fansat e saj që t’i pëlqejnë sa më tepër faqen e saj në rrjetin social Facebook, ku edhe lajmëroi zyrtarisht për herë të parë se së shpejti do ta shohin në “Tv Klan”

Në fakt Marina para se të shfaqet në një tjetër emision apo ekran ka qenë e impenjuar këto ditë me ceremoninë e dasmës së shumëpërfolur.

Ndryshe nga ç’lajmëroi Ermal Mamaqi te “Xing.al” kur dha i pari lajmin se Marina Vjollca do të jetë këtë sezon në “Tv Klan” me një emision të ri muzikor, duke e parë këtë edhe si një sfidë ndaj prezantueses tjetër të këtij ekrani, Alketa Vejsiu, Marina para dasmës zbuloi të kundërtën.

Ajo shpërndau një foto me Alketa Vejsiun në rrjetet sociale pak ditë më parë duke treguar një miqësi të ngushtë mes tyre, aq sa tha se së bashku po bëjnë edhe përgatitjet e dasmës.

Dasma e Marina Vjollcës me reperin e njohur kosovar, Getoar Selimi do të zhvillohet më 10 shtator në Gjirin e Lalzës, ndërsa “sfidueses” së saj te televizioni i ri Alketa Vejsiu i është besuar organizimi, e cila mësohet se i ka premtuar shkurt Marinës se kjo do të jetë dasma më e bukur e këtij viti.

Pikërisht para të tilla sfidave në këtë pragsezoni, Marina pret t’i japë fund beqarisë këtë javë. /a.m/

loading...
loading...