Panucci, gati lista kuqezi ndaj Spanjës e Italisë

Panucci, gati lista kuqezi ndaj Spanjës e Italisë
Trajneri i kombëtares, Chrsitian Panucci, e ka përpiluar listën me lojtarët që do të ftohen për dy ndeshjet e mbetura kualfikuese të Kupës së Botës "Rusi 2018", madje ka nisur edhe shpërndarjen e ftesave. Ansi Agolli është gati për kombëtaren. Kapiteni ishte në fushë dje përballë Romës duke debutuar në fazën grupeve të Champions League, që Qarabak e humbi 2-1. Për arsye dëmtimi Agolli mungoi ndaj Chelsea, dy javë më parë. Ndryshe nga lista e kaluar, do të jenë 27 lojtarë që do të ftohen prej tij për dy ndeshjet e mbetura, pasi tre futbollistë janë të skualifikuar.

Elseid Hysaj mbetet titullar i padiskutueshëm tek Napoli, që arriti të rikthehet te fitorja në Champions League. Kalimi i Arlind Ajetit tek Crotone dhe forma e tij e shkëlqyer, duke u vlerësuar edhe në formacionin e javës në Seria A, është lajmi më i mirë për Panucci para dy ndeshjeve të mbetura kualifikuese ndaj Spanjës e Italisë. Kjo për faktin se ndaj Spanjës në këtë repart nuk do të ketë lojtarë si Mavraj e Kukeli, të skualifikuar. Veseli, Gjimshiti, Memolla, Balliu, Latifi, gjithashtu në formë, do të grumbullohen por sërish me shanse të pakta për të zbritur si titullar.

Eris Grezda e Azdren Llullaku vazhdojnë të ruajnë të njëjtën formë me klubet e tyre, çka ftesa për ta është gati. Ndaj Spanjës e Italisë do të mungojë Amir Abrashi, i dëmtuar, por në ndeshjen e parë edhe Roshi i skualifikuar. Andi Lila është në pikëpyetje për shkak dëmtimi, por rikthehet Taulant Xhaka, që po gëzon  formë të shkëqlyer me Basel. Gjithashtu pritet edhe rikthimi i Ergys Kaçes. Sulmit kuqezi i rikthehet Bekim Balaj, që la pas dëmtimin. Sadiku në të njëjtën formë me Legia mbetet zgjedhja e parë edhe për të qenë titullar.

Ftesë do të marrë edhe Sokol Cikalleshi, i lënë jashtë për arsye disiplinore ndaj Lihtenshtejnit e Maqedonisë. Nga risitë e Panucci, krahasuar me listën e dy ndeshjeve të shtatorit, mësohet se do të jetë Emanuele Ndoji, që luan me Breshian si dhe Kejdi Bare i Atletiko Madrid. Porta, me dy portierët që po shkëlqejnë në Seria A, Etrit Berisha e Thomas Strakosha, është më tepër çështje konkurrence sesa problem për trajnerin. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: