Panucci kundër biznesmenit në gjykatë, i shiti Ferrarin por ai i bleu gjysmën

Panucci kundër biznesmenit në gjykatë, i shiti Ferrarin por ai i bleu gjysmën
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ish-mbrojtësi i Milanit dhe Romës, iu drejtua pak ditë më parë gjykatës së Savonës, Italia, për të dhënë dëshmi rreth procesit të mashtrimit ndaj një biznesmeni të njohur italian.

Panucci shiti Ferrarin e tij model 599, por mori vetëm gjysmën e shumës së rënë dakord.

Kjo është sinteza e historisë së gjyqit mes dy personazheve të pazakontë: ish mbrojtësi i Milanit dhe Real Madridit, Cristian Panucci, aktualisht trajneri i kombëtares sonë, dhe nga ana tjetër sipërmarrësit Matteo Leporatti.

Panucci, që ishte i pranishëm në gjykatën e Savona, u dëgjua si pala e dëmtuar  në këtë proces për mashtrim. Historia nisi në vitin 2013, kur ish- futbollisti do të bëhej viktimë e bastisjes së orkestruar nga Leporati. Në fakt, sipas tezës së përgatitur nga Prokuroria, të dy gjejnë marrëveshjen - e konfirmuar edhe me lidhjen e një kontrate paraprake - për shitjen e Ferrarit në shifrën totale prej 110 mijë eurosh. Kjo shumë duhej paguar në tarifa të ndryshme. Leporatti do të merrte makinën, por do të paguante vetëm një pjesë të shumës së caktuar (54 mijë euro).

Së bashku me sipërmarrësin e Viterbo përfundoi në gjyq edhe Eleonora Atzori, e cila luajti rolin e përfaqësuesit ligjor të koncesionarit “Auto Vogue”. Gruaja do të merrte përsipër blerjen e makinës  luksoze dhe pastaj do t’i transferonte në Gjermani përpara se këstet të ishin paguar.

Ankesa është parashtruar në kohën e nënshkrimit të kontratës së re. Në të vërtetë, përmes avokatit të tij, Panucci deklaroi se nuk është paguar më tej për pjesën mbetur.

Për këtë arsye Panucci iu drejtua autoriteteve që menjëherë nisën një hetim gjyqësor. Pas përfundimit të seancës së parë, gjyqtari vendosi të shtyjë gjyqin e ardhshëm në muajin qershor./a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: