PD, Basha në dalje për mediat: Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë procesin e vettingut

PD, Basha në dalje për mediat: Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë procesin e vettingut
Ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha lidhur me debatin e fundit për vettingun. Kryeministri Rama foli sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS lidhur me procesin e vettingur dhe debatin për punonjësit. Pas Vasilit edhe Basha ka akuzuar Ramën se po saboton procesin teksa kryeopozitari i ka bërë thirrje të ndajë mendjen “me drejtësinë apo me bandat”.

“Organet e vettingut kanë bërë një kërkesë për tu mbështetur sipas ligjit me personelin që do ti ndihmojë me procesin e shqyrtimit të integritetit, profesionalizmit dhe ndershmërisë së gjyqtarëve me qëllim që procesi i vettingut të procedojë pa vonesë.

Edi Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë procesin e vettingut. Me urdhër të Edi Ramës mazhoranca ka shkurtuar me 40% kërkesat e komisioneve të vettingut. Edhe sot e dëgjuam Ramën të justifikontë këtë si një akt gjoja për të mbrojtur paranë e taksapaguesit.

Në fakt është i njëjti Edi Ramë që ka zgjidhur thesin dhe paguan më shumë personel në kryeministri sesa paguan Trump në Shtëpinë e Bardhë. Gjysmën e ka sharës me pagesë të kundërshtarëve politike. Para për sharës me pagesë ka plot. Ndërsa për procesin e vettingut nuk gjenden para për këshilltarët e organeve të vettingut. Ky është një akt djallëzor i sabotimit të reformës në drejtësi.

Po saboton që në hapin e parë vettingun dhe kjo për një aryse të thjeshtë. Edi Rama duhet të ndajë mendjen. Nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë.  Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë fuqishëm në mëbshtetje të reformimit të drejtësisë.

Të enjten do të propozojmë amendamentet për të rivendosur atë që kanë kërkuar organet e pavarura të vettingut, që të kenë mbështetjen e plotë financiare dhe me personel dhe mos jene ne meshire te nje personi qe ka zgjidhur bandat dhe jo drejtesinë”, ka thënë lideri demokrat.

Ndërkohë Basha ka postuar në profilin e tij në Facebook edhe fjalimin e tij për mediat me mbishkrimin:

"Të pranohet kërkesa e institucioneve për buxhetin, qeveria nuk e do vettingun nuk e do drejtësinë e pavarur."

VIDEO

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: