PD mbledh sot kryesinë, diskutohen ndryshimet statusore dhe zgjedhjet

PD mbledh sot kryesinë, diskutohen ndryshimet statusore dhe zgjedhjet
Partia Demokratike, pasditen e sotme, në orën 18:00 do të mbledhë kryesinë në selinë blu. Informohet se fokusi i bisedës së demokratëve do të jenë zgjedhjet e 25 qeshorit si dhe organizimi i partisë.

Teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha u takua me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Walter Gloss, selia blu njoftoi se Partia Demokratike dhe Fondacionit Konrad Adenauer do të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane edhe në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike.

Kështu PD do të diskutojë rreth ndryshimeve statusore për të bërë të mundur rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: