PD në Shkozë, Paloka: Kështu është kur i beson Edi Ramës, thirrje qeverisë, mos u sill si armik me qytetarët

PD në Shkozë, Paloka: Kështu është kur i beson Edi Ramës, thirrje qeverisë, mos u sill si armik me qytetarët
Në Shkozë, IKMT nisi dje aksionin e shembjes së 153 godinave pa leje të cilat preken nga projekti për zgjerimin e urës. Një grup deputetësh të PD shkuan sot në vendngjarje ku shumë banorë po protestojnë për shtëpitë e tyre të cilat po prishen,

Nënkryetari i parlamentit, Edi Paloka, reagoi dje lidhur me ngjarjen. Ai kujtoi se edhe katër vite më parë kështu filloi mandati i Ramës, me shkatërrime, teksa vijoj me burgosje e dhunë të gjithanshme. Sipas Palokës, Rama fitoi edhe më shumë deputetë e sot ka edhe tepsinë edhe timonin të gjitha për vete.

“Vërtetë nuk kemi parë asgjë akoma", shkruajti Paloka dje në Facebook.

Nënkryetari i parlamentit ka folur edhe sot teksa ndodhej pranë banorëve në Shkozë.

“Duket sikur jemi jo në një vend që kërkon integrimin në BE, po sikur jemi në një vend në mes lufte. Lufta në fakt është mes banorëve dhe qeverisë, dhe jo vetëm atyre të Shkozës, por të gjithëve atyre që i besuan Edi Ramës dhe i dhanë votën. Kështu është kur i beson Edi Ramës, ta ketë parasysh kushdo. Jemi për t’i bërë thirrje qeverisë dhe Edi Ramës, mos u sill si armik me qytetarët. Bëhu njerëzor, shiko çfarë po bën. Janë qindra familje që po i nxjer me fëmijët jashtë, ku do shkojnë”, u shpreh Paloka.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: