PD, Patozi "thumbon" Bashën, kreu demokrat: PD ka vetëm një kundërshtar

PD, Patozi "thumbon" Bashën, kreu demokrat: PD ka vetëm një kundërshtar
Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi ka folur lidhur me mbledhjen e kryesisë nga Partia Demokratike duke “thumbuar” Bashën.

“Mbledhja ishte pasqyrë e shëmtuar e degradimit të PD. Cilësia dhe përmbajtja e debatit është problemi. Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. Ne do ti imponohemi me të gjithë forcën tonë dhe unë kam bindjes se janë të shumtë ata demokratë që kërkojnë një PD ndryshe. Ne do të imponohemi me presionin që anëtarësia e PD-së e revoltuar, do të detyrojë zotin Basha që të marrë një qëndrim tjetër”, u shpreh Patozi.

Nga ana tjetër Basha ka reagur duke thënë se PD njeh vetëm një kundërshtar dhe ajo është aleanca e krimit.

“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve” u shpre kryeopozitari. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: