Petrit Vasili: Kryeministri Rama doli zbuluar për ndërtimet pa leje

Petrit Vasili: Kryeministri Rama doli zbuluar për ndërtimet pa leje
Kreu i grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar se edhe gjatë qeverisjes së Ramës janë kryer ndërtime pa leje ose të paktën ato nuk ishin prishur të gjitha siç deklaronte shpesh kryeministri.

Në një postimi në rrjetin social “facebook”, Vasili shkruan se deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë se do të prisheshin të gjitha ndërtimet pa leje brenda dhe jashtë territoreve të spitaleve në të gjithë vendin nxori në shesh edhe njëherë mashtrimet e kryeministrit Edi Rama, i cili në 2013, pak kohë pas marrjes së mandatit të parë deklaroi se ishin prishur të gjitha ndërtimet pa leje nëpër spitale.

“Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.

Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.

Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?”, shkruan mes të tjerash Vasili./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: