Presidenti Meta në vizitë zyrtare në Itali: Të kemi një agjendë të përbashkët, jo vetëm parlamentare

Presidenti Meta në vizitë zyrtare në Itali: Të kemi një agjendë të përbashkët, jo vetëm parlamentare
Gjatë vizitës së parë zyrtar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vijim u takua me Kryetarin e Grupit parlamentar italian të Miqësisë me Shqipërinë, Senatori Salvatore Margiotta dhe anëtarë të këtij grupi.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen nga Italia në procesin e integrimit të Shqipërisë në Europë.

Së bashku, Meta dhe Senator Margiotta folën për hartimin e një agjendë të përbashkët pune e aktivitetesh në funksion të nxitjes të mëtejshme, jo vetëm të bashkëpunimit parlamentar por edhe të lehtësimimt të kontakteve mes njerëzve të fushave të ndryshme, kulturës, artit, biznesit.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi nevojën e arritjes së një marrëveshje dypalëshe që do të mund të adresojë sigurimet shoqërore dhe vlerësojë kontributet individuale në këtë drejtim, si dhe nënvizoi çështjen e integrimit dhe të gjithë përfshirjes së drejtë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe familjarëve të tyre, kontributin e tyre në ekonominë italiane dhe rëndësinë e mbështetjes së promovimit të komunitetit arbëresh si një urë e fortë të miqësisë mes dy vendeve.

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: