Prezantohet Preiti: Partizani i uritur, erdha për trofe

Prezantohet Preiti: Partizani i uritur, erdha për trofe
Antonellio Preiti, drejtori Sportiv i Partizanit, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare si drejtues dhe zbulues talentesh në Itali, vlerësohet gjerësisht për njohjet dhe aftësitë e veçanta në futboll.

Ai i prezantua sot nga klubi kryeqytetas, duke iu shtuar zyrtarisht stafit italian, që përbëhet nga dy ish-emra të tjerë të shquar, si Moggi e Juliano.

Jam i lumtur që kam ardhur në një klub të madh, shumë prestigjioz si Partizani, ndaj jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi. Besoj se është një eksperiencë e madhe dhe pasuron akoma më shumë një bagazh njohjeje që kisha duke bërë për shumë vjet këtë punë me skuadra italiane. Për mua është me siguri një pikënisje shumë e rëndësishme. Kam entuziazëm dhe dëshirë për të vënë në dispozicion eksperiencën time për të arritur objektivat që klubi ka vënë në fillim të sezonit. Është një punë e gjatë dhe bilancet do të bëhen në fund të majit kur mbaron kampionati. Nuk më pëlqen fjala unë, por ne pasi besoj se të gjithë bashkë mund të arrijmë një objektiv madhor,” - thotë ai.

Ai flet edhe mbi eksperiencën e kaluar.

Kam punuar me shumë klube në shume role, kam shëtitur Europën dhe Amerikën e Jugut, kam bërë trajnerin dhe instruktorin e shkollave të futbollit. Futbolli më ka dhënë shumë, Partizani është një klub i mirëogranizuar, me njerëz që kanë dëshirë për të punuar dhe kompetencë ndaj me vazhdimësi si në klubet e tjera ku kam punuar do të kemi rezultate”.

Shembuj personalë se durimi shpërblen janë ato me

Partizani humbi me Laçin, në ndeshjen e parë. Preiti jep shembujt: Kuadrado nuk luajti fare vitin e parë me Udinezen por më pas u shit 40 milionë euro. Paleta arriti te Milani pas shumë vështirësive te Parma, edhe Ekuban nuk e pati të lehtë fillimin vitin e kaluar te Partizani.

Ndaj Kukësit, sulmuesi Edgar Cani është gati. Partizani nis të mërkurën aventurën në kompeticionin e dytë futbollistik të vendit. 15-të herë fituesit e trofeut do të jenë të impenjuar ndaj Naftëtarit, ora 16:00, skuadër e cila garon në kategorinë e parë. Takimet e Kupës së Shqipërisë luhen me sistem vajtje - ardhje.

Është një lojtar shumë i rëndësishëm për Partizanin dhe kur e morëm ishim të bindur dhe jemi të bindur se do të jetë qershia mbi tortë. Në fund të sezonit të kaluar bëri një ndërhyrje në menisk dhe koha e rikuperimit ishte pak më e gjatë se sa parashikohej. Kemi bërë një punë graduale që të mos e sforconim më shumë se duhet dhe kjo na dha të drejtë. Besoj se Çani që për ndeshjen në Kupë do jetë në dispozicion të trajnerit që vendos nëse luan apo sa luan”.

Merkato e verws e ka forcuar apo e ka dobësuar Partizanin?

Besoj se harmonia e grupit dhe atmosfera është ajo e duhura, ka konkurrencë në fushë. Ne kemi 25 lojtarë ndaj është e paevitueshme që zgjedhjet teknike te penalizojnë herë njërin dhe herë tjetrin. Mund të duket sikur grupi nuk ka harmoni, por përkundrazi, ky grup ka shumë dëshirë, është profesionist dhe ka uri, ne presim shumë nga çdo lojtar”.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: