Programi kuqezi, Panucci të hënën flet për listën dhe nis grumbullimin në Durrës

Programi kuqezi, Panucci të hënën flet për listën dhe nis grumbullimin në Durrës
Trajneri kuqezi Christian Panucci nis këtë të hënë grumbullimin e kombëtares  para dy ndeshjeve të mbetura kualifikuese të botërorit rus, ndaj Spanjës e Italisë.

Para ndeshjes me iberikët kuqezinjtë do të grumbullohen në Durrës dhe më 4 tetor do të udhëtojnë drejt  Alicante, ku më 6 tetor do të luhet ndeshja ndaj Spanjës

Të shtunën pasdite, ose të dielën paradite, do të shpallet edhe lista me 27 lojtarë që do të grumbullohen nga Panucci për këto dy ndeshje.

Ndaj Spanjës do të mungojnë Mavraj, Kukeli e Roshi, të skualifikuar, si dhe Abrashi i dëmtuar. Por nga ana tjetër Panucci rikthen në mesfushë Taulant Xhakën, si dhe sulmit do t’i bashkohet Bekim Balaj që i dha fund dëmtimit. Ka edhe dy risi nga Panucci, sikurse do të rikthehet edhe Lenjani.

Ja edhe programi i ekipeve kombëtare për ndeshjet e tetorit:    

E premte 29 shtator

Konferencë për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku

(Ora 11.00 në selinë e FSHF-së)

E shtunë, 30 shtator

Konferencë për Shtyp nga trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi

(Ora 11.00, ne seline e FSHF-së)

E hënë, 2 tetor

Konferenca për Shtyp e trajnerit te ekipit kombëtar A, Christian Pannucci

(Ora 10.00 në selinë e FSHF-së)

E martë, 3 tetor

Konferenca për shtyp e dy lojtarëve të skuadrës kombëtare A të futbollit

(Ora 13.30, Tropikal, Durrës)

Konferenca për shtyp e trajnerit të ekipit kombëtar U-19, Bogdani

Ora 12.00, hotel “Leonardo”)

E mërkurë, 4 tetor

Konferenca për Shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar A të futbollit

(Ora 13.30, Hotel Tropikal)

Konferenca për Shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar U-21

(Ora 11.00, ne “Elbasan Arena”)

Konferenca për shtyp, pas ndeshjes së U-19, Ukrainë-Shqipëri

(Direkt pas ndeshjes, stadium “Selman Stermasi”)

E enjte, 5 tetor

Konferenca për shtyp e trajnerit te ekipit kombëtar A, Ch.Panucci

(Nga Alicante, SPANJE, ora 18.15, në stadiumin “Rico Perez”)

E premte, 6 tetor

Konferenca për shtyp e 2 lojtarëve të ekipit kombëtar, U-21

(Ora 11.00 – Stadiumi “Elbasan Arena”)

E shtunë, 7 tetor

Konferenca e pasndeshjes Mali I Zi-Shqipëri (TURNEU U-19) e trajnerit të ekipit Erion Bogdani

(Direkt pas ndeshjes në stadiumin “Selman Stërmasi”)

E diel, 8 tetor

Konferenca për shtyp e trajnerit dhe kapitenit të ekipit kombëtar A

(Ora 17.30 - Stadiumi “Loro Boriçi, Shkodër)

Në orën 18.00 është stërvitja. Vetëm 15 minutat e para, akses për mediat.

E hënë, 9 tetor

Ora 20.45, ndeshja zyrtare eleminatore SHQIPERI-ITALI.

(Pas ndeshjes, konferencat e zakonshme për shtyp)

E Martë, 10 tetor

Konferenca përmbyllëse pas dy ndeshjeve e trajnerit te ekipit kombëtar A, Christian Panucci

(ora 12.00, salla e konferencave për shtyp në FSHF)

Ndeshja zyrtare eleminatore e U-21, SHQIPERI-ISLANDE

(Pas ndeshjes, konferenca e zakonshme për shtyp e trajnerit Bushi)

E Mërkurë, 11 tetor

  1. Konferencë përmbyllëse e turneut U-19, e trajnerit Erion Bogdani

(Ora 11.00 salla e konferencave për shtyp, në FSHF)

  1. Konferencë e trajnerit të ekipit kombëtar U-17, Mustedanagiç

Ora 10.30, salla e konferencave për shtyp në FSHF)/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: