Punimet në Voskopojë, Kumbaro: Korça është një nga hambarët e turizmit kulturor

Punimet në Voskopojë, Kumbaro:  Korça është një nga hambarët e turizmit kulturor
Ministrja e Kulturën, Mirela kumbara ka vëzhguar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin turistik të Voskopojës.

Në fshatin turistik po ndërmerren punime për rikonstruktimin e  4 prej kishave të fshatit.

Pas një pune disamujore ka përfunduar restaurimi i  strukturave në kishën e Shën Nikollës dhe Shën Marise, të cilat gjenden në qendër të fshatit turistik, ndërsa puna po vazhdon edhe tek manastiri i Shën Prodhomit dhe kisha e Shën Ilisë.

“Me një ndërhyrje me mbi 12 milionë lekë të reja kemi nxjerrë këto kisha nga rreziku. Korça është një nga hambarët e turizmit kulturor dhe itinerari i rrugës së besimit në Korçë e ka pikën fokale në Voskopojë”, tha Kumbaro.

Nga ana tjetër edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ka folur rreth punimeve dhe projektit

“Është një projekt që veç përmirësimit të cilësisë së jetesës së banorëve të Voskopojës do t’i shërbejë padyshim edhe turizmit”, tha Filo.

Investimi për rehabilitimin e qendrës historike të Voskopojës kap vlerën 365 milionë lekë të reja dhe përveç rikonstruksionit të 4 kishave përfshin edhe investime në infrastrukturën rrugore të fshatit. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: