Qeveria e re betohet sot në Presidencë, Rama organizon mbledhjen e parë zyrtare

Qeveria e re betohet sot në Presidencë, Rama organizon mbledhjen e parë zyrtare
Kabineti i ri qeveritar “Rama 2” do të betohet sot në Presidencë gjatë një ceremonie e cila do të nis në orën 17:00.

Pas miratimit në Kuvend për 4 vitet e ardhshme dhe pas ceremonisë së betimit, kryeministri Edi Rama do të organizojë mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë së re.

Ndërkohë, nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka thirrur në një mbledhje në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit ku do të diskutohet lidhur me përcaktimin e seancës së rradhës. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: