Rama në New York, takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, flitet edhe për Kosovën

Rama në New York, takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, flitet edhe për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar mes shumë personaliteteve botërorë, edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Guterres përgëzoi Shqipërinë në arritjen e objektivave dhe integrimin e vendit, avancimit të Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.

Rama dhe sekretari i OKB-së folën lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka prekur edhe tema si anëtarësimi i Kosovës në UNESCO si dhe integrimi i shtetit fqinj në organizatat ndërkombëtare. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: