Rama nis ditën me shkollën e re "Ardian Klosi", komentuesi: Rrezik edhe bravë dere po ndërrove, postoje në fb

Rama nis ditën me shkollën e re "Ardian Klosi", komentuesi: Rrezik edhe bravë dere po ndërrove, postoje në fb
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë mëngjes të uroj ndjekësit e tij në Facebook me pamjet e shkollës së re Ardian Klosi.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje nga shkolla e re 'Ardian Klosi', ngritur nga themelet për banorët e Bregut të Lumit, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama.

Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët janë mirënjohës për punën e bërë nga qeveria por nga ana tjetër ka dhe mjaft kritikë.

“Ke pas tallur Salën se priste shirita e ishte turp për të, nisur nga posti. Rrezik ndonjë ditë edhe ndonjë bravë dere po ndërrove postoje në fb” ironizon një komentues.

Nga ana tjetër, shumica e komentuesve kanë shfaqur pakënaqësi për emrin e shkollës, gjithashtu të shumtë kanë qenë qytetarët që i bëjnë thirrje kreu të qeverisë për vëmendjen e munguar në fshatra. /f.ç/

VIDEO E SHKOLLËS "Ardian Klosi"

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: