Rama përshëndet me pamjet e parkut të ri të lojrave tek Piramida, premton qendër kulturore për të rinjtë

Rama përshëndet me pamjet e parkut të ri të lojrave tek Piramida, premton qendër kulturore për të rinjtë
Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur këtë mëngjes të postojë një video nga parku i ri i lojërave pas Piramidës në kryeqytet. Ai i uron ndjekëve të tij një ditë të mbarë me pamjet e transformuara në një hapsirë për tu argëtuar fëmijët, teksa premton se puna do të vijoj dhe Piramida do të jetë një qendër kulturore për të rinjtë.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Parku më i ri i Lojrave për Fëmijë mbrapa Piramidës, ku ferrat e djeshme janë transformuar në një hapësirë plot frymëmarrje e mundësi argëtimi për fëmijë, prindër e gjyshër. Ky transformim do të vijojë më tutje me ndërhyrje të tjera rrënjësore për kthimin e Piramidës në një qendër të madhe kulturore për të rinjtë” shkruan Rama.

VIDEO

Mjaft ndjekës e përgëzojnë Ramën për punën e bërë, por ka dhe nga ata që e kritikojnë.

Ja disa nga komentet “më pikante” :

Të paktën përmende që e ka realizuar Raiffeisen Bank. Megjithëse duket qartë cilësia e mirë, nuk është si parqet e lali Erit.

Ps. Ato pllakat e mermerit të piramidës kush i mori???

“Në atë gjendje e le dhe ti, më kujtohet mirë , ca kotece pulash dhe asgjë tjetër, ndaj mos bëj krahasime me kundërshtarin tënd politik,”

Kulturore për të rinjtë?

Ku ka më të rinj Shqipëria?

Ku e ke qendrën historike të Vlorës që premtove ktu e 2vjet? /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: