Rama uron "mirëmëngjes" nga Malësia e Madhe, por "kritikët" nuk e lënë rehat

Rama uron "mirëmëngjes" nga Malësia e Madhe, por "kritikët" nuk e lënë rehat
Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur këtë mëngjes pamje nga rilindja urbane në Malësinë e Madhe. Përmes një postimi ku uron “mirëmëngjes” Rama ka zgjedhur pamje nga Tamara dhe Razma për të promovuar turizmin malor të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të transformimeve urbane në Tamarë e Razëm të Malësisë së Madhe, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

VIDEO

Ashtu si çdo ditë postimet e kreu të qeverisë nuk shpëtojnë pa komentet e “kritikëve” të Facebook-ut.

“Si nuk na solle një video të uljes së korrupsionit , kapjes së “peshqëve të mëdhenj” , video të transformimit të ekonomisë e shumë e shumë gjëra të tjera . Këto zhvillimet urbane-rurale janë të domosdoshme por jo aq sa shërbimet në administratë, jo aq sa ekonomia e shumë e shumë të tjera që na mbajnë ende larg dyerve të BE-së. P.sh viti 2017 fermerët nuk kanë marr subvensjon, apo ishte e LSI-së bujqësia . Le të thithin gishtin e madh të dorës fshatarët e shkretë” shkruan një komentues.

“Po si nuk the një fjalë për tragjedin ku humbën jetën tre engjëjt e vegjël, tre zemrat e vogla, tre vogëlush binjak nëe Durrës , si mund të jetë kjo klas politike kaq e pa shpirt” shkruan një tjetër.

“Përshëndetje Z.Edi Rama, foto të transformimit të gjelbërimit, pyjeve ke të na tregosh? Betoni nuk çliron oksigjen.

Shëndetsia FALAS nuk fillon nga spitalet, por nga gjelbërimi”, vijon një “kritik” tjetër. /f.ç/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: