Rama uron "mirëmëngjes": Transformimi i TOB në një hapësirë dinjitoze dhe europiane për artin dhe kulturën

Rama uron "mirëmëngjes": Transformimi i TOB në një hapësirë dinjitoze dhe europiane për artin dhe kulturën
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të uroj “mirëmëngjes” ditën e sotme me pamje Teatri i Operas dhe Baletit.

Rama i uron ndjekësve të tij ditë të mbarë nga kantieri i TOB i cili, sipas kreu të qeverisë është transformuar në një hapsirë dinjitoze dhe evropiane për artin dhe kulturën.

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga kantieri i transformimit rrënjësor të Teatrit të Operas dhe Baletit në një hapësirë dinjitoze dhe europiane për artin dhe kulturën

Nga ana tjetër, krahas atyre që e përgëzojnë për punën e bërë, komentuesit kritik ashti si gjithmonë “nuk e lënë rehat” kryeministrin.

“Mirëmëngjes dhe punë të mbarë. Uroj që në këtë mënyrë të punohet në të gjitha institucionet. Por të lutem, unë mendoj që puna duhet filluar nga spitalet që janë për të vënë duart në kokë” shkruan një komentuese.

“Shiko 5 min BBF dhe do e kuptosh nivelin artistik të Shqipërisë...” shkruan një “kritik” tjetër. /f.ç/

Foto: Edi Rama@facebook

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: