Raporti i Komisionit të Europës, Ish-ministri Panariti: Fondet për Bujqësinë, mjerane!

Raporti i Komisionit të Europës, Ish-ministri Panariti: Fondet për Bujqësinë, mjerane!
Pas raporti të fundit të Komisionit Europian në lidhje me shpenzimet buxhetore të vendeve të rajonit për Bujqësinë reagon ish-ministri Edmond Panariti.

Në një status në rrjetin social “facebook” Panariti shkruan se financimi i bujqësisë nga qeveria Rama ka qenë mjeran.

“Shifrat nuk kanë nevojë për koment. Shqipëria 3 euro/ha, Mali i Zi, 23 euro /ha, Bosnja 31 euro /ha, Kosova 45 euro /ha, Maqedonia 145 euro, /ha.

Ironia qëndron në faktin se Bujqësia te ne zë 21% të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit, por merr vetëm 0,45%-të tij.

Prandaj nuk mund të pajtohemi kurrsesi me ketë masë financimi të paraqitur në programin e qeverisë”, shkruan ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: