Reagon Berisha: Stop terrorit shtetëror në Shkozë, mediat të mos bllokojnë lajmet

Reagon Berisha: Stop terrorit shtetëror në Shkozë, mediat të mos bllokojnë lajmet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me prishjen e shtëpive në zonën e Shkozës gjatë ditës së sotme.

Berisha akuzon se policia po ushtron dhunë e terror tek banorët teksa bën thirrje që kjo gjë të ndalojë.

“Stop terrorit shtetëror në Shkozë!

Shtetrrethim në Shkozë. Qindra policë e banditë me uniformë kanë rrethuar Shkozën dhe banorët e saj, që po mbrojnë shtëpitë e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shtetërore. Policia ka bllokuar linjat e autobusave.

U bëj thirrje mediave të mos bllokojnë lajmet por të qëndrojnë në anën e viktimave!”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: