Rikthehet Champions me Barça-Juve (ditë e veçantë për Hasi, Xhaka e Agolli)

Rikthehet Champions me Barça-Juve (ditë e veçantë për Hasi, Xhaka e Agolli)
Sezoni i ri i garës më të rëndësishme për klubet në kontinent, ka rezervuar që në fillim të fazës së grupeve, një ndeshje të madhe, Barcelona-Juventus. Dy gjigantët e futbollit evropian, e kanë nisur sezonin si favoritë për titullin kampion, secila me tri fitore në tri ndeshjet e para, duke kryesuar ligat përkatëse në Itali e Spanjë. Barça dhe Juve, pavarësisht rezultatit, shihen si pretendente për të kaluar fazën e grupeve.

Në Grupin D, një ndeshje tjetër ka si protagonist ish-lojtarin e kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, i cili drejton Olympiacos ndaj Sporting Lisbonë. Kampionët helenë kërkojnë ta fitojnë këtë sfidë për të rritur shanset, që të pozicionohen të paktën në vendin e tretë. Sot do të jetë një mbrëmje e veçantë, edhe për disa nga lojtarë të Kombëtares Shqiptare.

Kapiteni Ansi Agolli, debuton në këtë fazë të Champions, ashtu sikurse edhe Qarabag i Azerbajxhanit. Agolli do të jetë titullar ndaj kampionëve anglezë të Chelsea. Por po aq e rëndësishme është mbrëmja e sotme për mesfushorin e Basel, Taulant Xhaka. Ai do të jetë titullar ndaj United, që drejtohen nga Mourinho. Xhaka kërkon jo vetëm të lërë gjurmë me Basel-in në Champions, por edhe të bindë një herë e mirë trajnerin kuqezi, Christian Panucci, që ta rikthejë në kombëtare për ndeshjen e tetorit, ndaj Spanjës e Italisë.  Stafi kuqezi konfirmoi për “Albanian Free Press” se Panucci do ta ketë pikërisht këtë ndeshje si pikë referimi për të vendosur më tej mbi mesfushorin.

Do të vlerësohet edhe paraqitja e sulmuesit të Maribor, Valon Ahmedi, i cili do të jetë titullar nesër ndaj Spartak Moskë. Ahmedi u grumbullua në dy takimet e fundit nga Panucci, si një ndër tre risitë e listës së tij, por është ende në pritje të debutimit. Sa për mbrojtësin kuqezi të Napolit, Elseid Hysaj, i cili me ekipin e tij përballet nesër me Shahkto Donjesk, Panucci nuk ka asnjë dilemë.

Champions League  (Sot – 20:45)

Grupi A

Benfica - CSKA M.

Manch United - Basel

Grupi B

20:45 B. Munich - Anderlecht

20:45 Celtic - PSG

Grupi C

20:45 Chelsea - Qarabag

20:45 Roma - Atletico M.

Grupi D

20:45 Barcelona - Juve

20:45 Olympiacos - Sporting

 

Nesër

Grupi E

Liverpul -Sevilla

Maribor - Spartak M.

Grupi F

Feyenoord – Manch City

Shakhtar D. - Napoli

Grupi G

Porto - Besiktas

Leipzig - Monaco

 Grupi H

20:45 Real M. - APOEL N.

20:45 Totenham - Borusia D.

 /a.muraçi/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: